Gazeta Si – Aleksandër Kuqo, një nga personat e konsideruar si “i forti” i Beratit është liruar nga burgu, pasi rezulton se ka vuajtur ¾ e pjesës së dënimit të tij nga drejtësia shqiptare.
Lirimi i tij është kryer pas miratimit të amnistisë, që favorizoi Kuqon, duke i falur disa muaj nga burgimi i mbetur.
Prej disa vitesh, Kuqo vuan nga sëmundja mendore e skizofrenisë, tipi paranoid.
Prekja nga kjo sëmundje është bërë gjatë kohës kur ai ka qenë në burg, ku edhe pse është shtruar në spitalin e burgut dhe në burgun psikiatrik të Zaharisë në Krujës, sërish shëndeti mendor i tij, ka pasur probleme të theksuara.
Aleksandër Kuqo fillimisht është dënuar në vitin 25 tetor 1999 Gjykata Penale Milano, Itali me burgim të përjetshëm për veprat penale të “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, “ Mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “Trafikimit të femrave për prostitucion”.
Ky vendim është njohur nga Gjykata e Beratit në 9 dhjetor 2002, me të cilin është konvertuar dënimi i dhënë nga gjykata italiane me një vendim përfundimtar prej 21 vitesh burgim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




