Lajme

I kërkoi lekë qytetarit për t’i hequr gjobën, arrestohet polici rrugor

Një punonjës policie në Tiranë u arrestua ditën e sotme nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).

Bëhet fjalë për efektivin Emiljano Taku, pasi dyshohet se i kërkoi një shumë parash prej 2 mijë lekësh një qytetari, në këmbim të shmangies së masës administrative.

SHÇBA ka deklaruar se denoncimi ka ardhur nga vetë qytetari.

Sipas Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat gjatë kontrollit, efektivit të rrugores iu gjet edhe kartëmonedha e prerjes 2 mijë lekë, numri i serisë i së cilës korrespondon me numrin që qytetari kishte dhënë gjatë denoncimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë