Një 26-vjeçar, nga Worthing, West Sussex, Britania e Madhe, ka vrapuar për 351 ditë dhe ka kaluar kufirin në Tunizi - pika më veriore e Afrikës - të enjten mbrëma. Russ Cook ka kaluar vijën e finishit më vonë në Ras Angela, ku i janë bashkuar disa dhjetëra mbështetës, për tu kthyer më pas drejt e në shtëpi.
Ai ka mbledhur 615,000 paundë për bamirësi deri më tani, me më shumë se 250,000 paundë të dhuruara vetëm gjatë në tetë ditët e fundit pasi ndjekësit e tij besnikë e nxisin atë.
Të shtunën në mbrëmje ai postoi për 901,000 ndjekësit e tij në Instagram: “16,250 km. 351 ditë. 385 maratona. 16 shtete. 574 mijë paundë të mbledhura për bamirësi. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë. Një shtytje e fundit nesër për të hyrë përfundimisht në librat e rekordeve”.
Cook, i cili e filloi udhëtimin e tij të jashtëzakonshëm në Kepin Agulhas, Afrika e Jugut, në prill 2023, thotë se do të jetë personi i parë që do të vrapojë ndonjëherë në të gjithë gjatësinë e Afrikës nëse e përfundon sfidën.
Por udhëtimi nuk ka qenë vetëm një dëshmi e forcës mendore dhe fizike, por e dhe një sprovë e vërtetë nëpër një kontinent të egër. Ai gjithashtu është grabitur me armë, është mbajtur peng dhe pothuajse është detyruar të ndalojë sfidën pasi mbeti pa vizë në kufirin e Mauritanisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.