Media Galeri

I gjithë qyteti u dogj, vetëm një shtëpi u shpëtoi flakëve në Hawaii

Zjarret në Hawaii kanë shkaktuar 114 viktima dhe shumë persona rezultojnë të zhdukur.

Banorët e mbijetuar në ishullin Maiu kanë humbur shtëpitë dhe kanë parë vendin ku jetojnë të shkrumbuar.

Por në mes të një fatkeqësi të tillë, disa njerëz kanë qenë me fat. Fotoja e një shtëpie që u mbijetoi zjarreve në Maui është bërë virale.

Një shtëpi në Lahaina i ka rezistuar fuqisë së madhe të zjarreve, ndërsa të gjitha shtëpitë e tjera rreth e rrotull janë shkrumbuar. Pronari i shtëpisë tha se shtëpia është prej druri dhe është të paktën 100 vjeçare.

Ai e bleu pronën dy vite më parë dhe e restauroi duke përdorur një metal të rëndë dhe e rrethuan shtëpinë me gurë lumi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë