Lajme

I gjendet kanabis në banesë, arrestohet 60-vjeçari në Selenicë

Policia e Vlorës vijon kontrollin masiv të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Efektivët e policisë kanë zbuluar një tjetër parcelë me kanabis.

Në pranga është vënë shtetasi G. I., 60 vjeç, banues në fshatin Armen, Selenicë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet policore kanë evidentuar disa bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë