Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 19-vjeçar nga Vlora, pasi posedonte lëndë narkotike në automjet.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale L.M., 19 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Pas kontrollit të automjetit tip “Opel Corsa” është gjetur dhe sekuestruar 3.3 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Mbi 19-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




