Lajme

I doli emri te pëgjimet e Bild, deputeti socialist dëshmon 2 orë në Prokurori

Deputeti i Partisë Sopcialiste, Ilir Ndraxhi, emri i të cilit lakohet në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” nga ish i dënuari për vrasje, Astrit Avdylaj, merret në pyetje nga prokuroria për Krime të Rënda për llogari të hetimeve të dosjes 339.

Mësohet se Ndraxhi është marrë në pyetje këtë të enjte dhe për rreth dy orë ka dhënë shpjegimet e tij për çështjen.

Në përgjimet e prokurorisë që u publikuan nga Bild, dëgjohet Avbdylaj teksa flet me Arjan Ndraxhin, vëllain e deputetit socialist, të cilin e informon se Iliri do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017.

Biseda ngriti dyshime të forta se është pikërisht Astrit Avdylaj, njeriu që ka ndikuar që Ndraxhi të jetë pjesë e listës, edhe pse deputeti ka mohuar çdo lidhje me anëtarët e grupit kriminal.

Prokuroria e ndikuar nga publikimet e Bild dhe përplasjeve të fortave politike u detyrua të niste një hetim për shitblerjen e votës në kuadër të grupit kriminal, ka marrë më herët edhe dëshminë e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Sa i përket audiopërgjimit për rastin Ndraxhi, deputeti socialist në media e ka mohuar një gjë të tillë. Me herët në prokurori është thirur edhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako që është pyetur për përgjimet e Avdylajve.

Pjesë nga biseda e audiopërgjimeve të Bild

Astrit Avdylaj: Si je Arjan çfarë bëhet.

Vëllai i Ilir Ndraxhit (deputet i PS-së), Arjan Ndraxhi: Mirë mirë me çunin

Avdylaj: Të mora për qejf a e kanë thirr a noj gjë, vëllain?

Arjan Ndraxhi: Jo mor burrë, ai tha që do takohej me ty, ti nuk ishe dje. Ishte dhe ndeshja e Juves nuk e di. Ai tha Juli ka folur, do takohen nesër. Mori në darkë dhe tha se do takohet me Ridin, Julin dhe Astritin

Astrit Avdylaj: Ok

Arjan Ndraxhi: Do u takonte dhe me atë, me Gjushin në fakt do të takohej te puna.

Avdylaj: Ok, ok, unë jam duke prit, nesër pasnesër ai (Vangjush Dako) më tha që është e bome. me një fjalë e kena n’xhep, a e kupton vëllain tat

Jemi duke pritur, ai mtha me 25, ishte Eltoni (Elton Arbana) ishte aty e vuni të 10 a 11. Unë jam

duke punu të lagjia ime, jam tu taku çdo njeri. Nuk kam dalë në pazar. Do ti japim një 10 me zero (Edi Ramës) atij të ‘gjatit’ që të habitet dhe vetë.

Arjan Ndraxhi: Bëji një telefon Julit, ikni e folni takohuni te puna.

Avdylaj: Mirë pra o rob Zoti

Arjan Ndraxhi: A e ke numrin e Julit

Avdylaj: Po po e kam

Arjan Ndraxhi: Faleminderit

Avdylaj: Ca flet mor


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë