Gazeta Si - SPAK ka nisur hetim pasuror për këngëtaren Elvana Gjata, emri i të cilës u pëmend në përgjimet e SKY ECC, falë të cilës sollën arrestimin e një grupi trafikantësh droge, mes tyre edhe zyrtarë policie.
Nga dosja e SPAK që ka ne bazë të saj përgjimet e aplikacionit të zbërthyer nga agjencit e huaja, janë zbuluar biseda të tjera komprometuese të ish-nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.
Në një moment ai është përgjuar teksa i jep porosi të birit, Eralb Breçani se para se të dorëzojë një pistoletë të fshijë gjurmët e tij të gishtërinjve.
Aty ai përmend sërish këngëtaren Elvana Gjata dhe ndihmën e ofruar nga i dashuri i saj, Ervin Mata
Dyshohet se Mata përdorte këngëtaren për të lëvizur paratë e fituara nga trafiku i kokainës, duke qenë se vetë e kishte të pamundur t’i lëvizte shuma të tilla nga një shtet në tjetrin.
Pjesë nga dosja:
Më datë 30.08.2020 në orën 22:57:05, K99EP i dërgon mesazhe S7DEGI:
Erzen Breçani (K99EP): A ja dhe pistoletën atyne a… Se nëse nuk jau kie dhan hala me ja fshi krehrin përjashta se ka gjurmët e mia e mos me ia lan as gjurmët tua.. Se prite zot me kap, i dalin gjurmët e gishtave…Ok…
Për mue s’ka problem se i thash në sy të gjithëve pse je në hall nuk ju lypi me ra ngusht nuk ju lypi pare njerëzve. Nuk kam nevoj i thash, i kam tana lekt me ba, se nuk nisi pun po nuk i pata lekt…Dhe me tha unë solla Elvanën për të dhan lekët, i thash jo jo nuk i du…I kam gjet i thash…Ok tha…
Emri i këngëtares është përfshirë edhe në vrasjen në lokalin “Monopol”, më datë 4 tetor 2018, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truprojë e Ervis Martinajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me shokun e tij Eljo Hato.
I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua në polici vetëm disa ditë pas ngjarjes. Në kërkim u shpallën tre persona: ish-komandoja Merviol Bilo, Ervin Mata (i dashuri i Elvana Gjatës) dhe Fabjol Alushi.
Ky i fundit u arrestua nga policia vetëm para disa ditësh dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje.
Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.