Drejtësia

I doli emri në dosjen ‘Zarka’, ish-gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha paraqitet në SPAK

Gazeta Si - Ish-gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Besnik Hoxha është thirrur këtë të martë në SPAK. Emri i tij përmendet në dosjen "Zarka" për çështjen e "Toyota Yaris".

Sipas burimeve, ish-gjyqtarit iu lakua emri në bisedat e aplikacionit "Sky Ecc", se mund t’i jepte zgjidhje çështjes.

Njëri nga të dyshuarit e quan "Beso grupi" dhe kur bashkëbiseduesi e pyet se kush është, ai merr përgjigjen, "Besnik Hoxha shkodrani".

Po për të njëjtën çështje, u thirr në SPAK prokurori i Tiranë, Bledar Valikaj, bshkëshorti i deputetes socialiste, Ermonela Felaj.

Në SPAK do të thirren edhe katër gjyqtarë të Tiranës të përmendur për "Toyota Yaris", ish-prokurorë dhe ish-gjyqtarë, një anëtare e KLP, e cila ka qenë mes prokurorëve të "Toyota Yaris" dhe prokurorë të Apelit.

Më 25 korrik Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi largimin nga detyra të Besnik Hoxhës dhe e largoi këtë të fundit nga sistemi i drejtësisë. Ai u largua nga sistemi i drejtësisë, pasi “dështoi” në kriterin e justifikimit të pasurisë.

Hoxha është i njohur si gjyqtari i çështjes së “21 Janarit”, ku në vitin 2013 shpalli të pafajshëm ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi dhe ish-gardistin Agim Llupo për 4 vrasjet e ndodhura në Bulevardin para selisë së kryeministrisë gjatë protestës së PS, asokohe në opozitë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë