Rend dhe Ligj

I dogji ‘Ferrarin’ Noizy-t, autori i dyshuar kapet dhe tregon porositësin në polici

Gazeta Si – Një zjarrvënie e qëllimshme ka rezultuar të ketë qenë djegia e makinës tip “Ferrari” të reperit të njohur Noizy.

Ngjarja ka ndodhur në Durrës javën e shkuar dhe policia tashmë ka prangosur autorin, i cili është nga Vlora.

Sipas burimeve paraprake, Siar Konti është i riu vlonjat, i cili pak ditë më parë i dogji makinën “Ferrari” këngëtarit.

Kleviol Ahmetaj (majtas) dhe Noizy

Në foto shihet i riu, teksa shkon drejt vendit të ngjarjes, për të kryer porosinë që i ishte ngarkuar, për të cilën tha se ishte paguar 2 mijë euro.

Siç shihet nga pamjet, i riu është veshur me xhup dhe ecën në rrugë, ndërsa është kapur ‘mat’ nga kamerat e sigurisë.

Siar Konti është shprehur se për këtë shërbim është paguar 2000 euro, të cilat i janë dhënë nga një këngëtar tjetër, me të cilin Noizy ka pasur konflikte të mëparshme, Cllevio Serbiano (Kleviol Ahmetaj).

Cllevio rrezikon burgun për të disatën herë pas dëshmisë së vlonjatit nëse do të verifikohet se porosia është bërë pikërisht nga ai. Policia e Lushnjës ka shkuar në banesën e Ahmetit pas kësaj deklarate, por ai nuk është gjetur aty.

Kleviol Ahmeti dhe Noizy janë përplasur dhe më herët me njëri-tjetrin, teksa ky i fundit kishte bërë dhe një kallëzim penal ndaj tij për kërcënim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë