Politike

I dha ‘dritë jeshile’ numërimit të votave nga Greqia, PD i kërkon Kolegjit Zgjedhor të shfuqizojë vendimin e KAS

Partia Demokratike i ka kërkuar Kolegjit Zgjedhor të shfuqizojë vendimin e KAS, që i dha “dritë jeshile” numërimit të votave nga Greqia.

Përmes njoftimit të Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë, bëhet e ditur se sot në orën 20:00 do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues, në ambientet e kësaj gjykate.

Kujtojmë se me shumicë votash KAS vendosi këtë të martë që të pranojë ankesën e Partisë Socialiste duke shpallur pavlefshëm vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi për të vijuar procesin e numërimit të votave të Diasporës, pa ato të zarfeve nga Greqia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë