Rend dhe Ligj

I dënuar për drogë, ekstradohet nga Greqia 29-vjeçari nga Durrësi

Ekstradohet nga Greqia, një 29-vjeçar i dënuar me 4 vite burg, për kultivimin e bimëve narkotikëve.

Bëhet fjalë për shtetasin shqiptar Elton Katuçi, 29 vjeç, banues në Durrës.

29-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit të datës 01.07.2015, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila e ka dënuar me 4 vjet burg, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

“Arrestimi i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, është bërë më datë 21.07.2019, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky shtetas më datë 14 tetor të vitit 2014 në bashkëpunim me shtetasin B. K., në afërsi të rezervatit të Rrushkullit, ka kultivuar lëndë narkotike të llojit cannabis sativa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë