Gazeta Si – Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, është sekuestruar pasuria me vlerë 500 mijë euro e një shqiptari me iniciale B.Ll., i dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për kultivim droge dhe familjarëve të tij.
“Në kuadër të operacionit, u ekzekutua vendimi për sekuestrimin e pasurive të shtetasit B. Ll. (të dënuar në Mbretëri të Bashkuar, për kultivim të bimëve narkotike, në ambient të mbyllur) dhe të familjarëve të tij. Pasuritë e sekuestruara, me vlerë rreth 500.000 euro, që ndodhen në Kamzë”, thotë policia.
Bëhet fjalë për një objekt banimi, dy automjete dhe një aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve.
Hetuesit vijojnë punën për gjetjen e pasurive të tjera që kanë si burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.