Lajme

I dënuar me 5 vite burg në Itali, arrestohet 35-vjeçari nga Vlora

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 1 shtetas të dënuar me 5 vite e 6 muaj burg nga drejtësia italiane.
Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet L. B., 35 vjeç, banues në Vlorë.
Siç njofton policia, 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Ankona, Itali me vendimin e datës 26.10.2019, e ka dënuar me 5 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Tentativë vrasjeje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, sipas Kodit Penal italian.
Ndërkohë vijojnë veprimet e mëtejshme nga Interpol Tirana për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë