Gazeta Si – Një 48-vjeçar turk u arrestua në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e vendit të tij.
Policia thotë se në pranga ra Hasan Ozcan, banues në Tiranë. Ai u lokalizua në zonën e Unazës së Re dhe u arrestua gjatë një aksioni policor të koduar “Istanbul”.
Ozcan ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Stamboll të Turqisë e ka dënuar me 3 vjet e 28 ditë burgim, për veprat penale “Pjesmarrje në vrasje”, dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.