Lajme

I dënuar me 15 vite burg në Itali, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

Një 51-vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Durrësit me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale K. P, 51 vjeç, banues në lagjen nr. 1 në Durrës. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe dënuar me 15 vjet burg në Itali për ‘Trafik droge’.
Mbi të rëndon akuza për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë