Gjykata ka lënë në burg Rrok Pepajn, babain e Danjel Pepaj, ky i fundit autori i dyshuar i vrasjes së Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Malësi të Madhe.
Mësohet se Rrok Pepaj ka mohuar se ka lidhje me bashkëpunimin e kultivimit të kanabis sattiva.
Pepaj është shprehur se ka dalë në mal me policinë thjesht për të kërkuar dhe se rastësisht kanë gjetur parcelën dhe dy kufomat.
“Nuk kam pasur dijeni për parcelën sepse në mal kam mbajtur bagëti dhe kam mbledhur boronica. Unë thjesht e njoh si zonë pjesën malore, por nuk e kam ditur se ku ka parcela. Di faktin që djali im ka pasur një ngatërresë dhe se e kanë rrahur. Djalin tim se kam parë prej disa ditësh dhe di vetëm që janë ngatërruar dhe se e kanë rrahur disa persona. Unë nuk kam asnjë faj dhe nuk kam lidhje me këto punë, sepse jam i sëmur dhe kam edhe gruan të sëmurë”, mësohet të jetë shprehur Rrok Pepaj.
Ndërkohë, Danjel Pepaj është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së dy të rinjve.
Në datën 3 tetor të tre kushërinjtë janë shpallur të zhdukur teksa rezultoi se ngjarja e kishte zanafillën tek konflikti për kanabisin, Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj akuzonin Danjel Pepajn se u kishte vjedhur kanabis nga parcela e tyre në zonën malore të Vrithit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



