Rend dhe Ligj

I biri u arrestua për vrasjen e Edmond Papës, pezullohet nga detyra polici Dilaver Velo

Polici Dilaver Velo, babai i 30-vjeçarit Albano Velo që u arrestua për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa është pezulluar nga detyra. 

Në një reagim zyrtar Policia e Shtetit bën me dije se menjëherë pas ndalimit të 30-vjeçarit , Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor Dilaver Velo, me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.

Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë