Policia ka arrestuar një 31-vjeçar, i cili akuzohet se i bëri atentat tre muaj më parë pronarit të shkollës “Ëilson”, në Tiranë, Lulëzim Masha, në zonën pranë Liqenit të Thatë. Pas hetimeve që kanë zgjatur për disa javë, policia thotë se ka identifikuar me prova dhe dëshmi përfshirjen e Skerdi Tasit në ngjarje, ku tashmë i riu është arrestuar. Ai akuzohet për dy vepra penale, “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
LEXO EDHE:
– Atentati ndaj pronarit të shkollës private/ Dëshmia e së bijës: Jemi njerëz të thjeshtë, s’kemi konflikte me askënd
– Atentati ndaj biznesmenit te Liqeni i Thatë, një hakmarrje ndaj të vëllait pista kryesore e hetimeve
Të martën e 18 janarit, 31-vjeçari akuzohet se qëlloi me 3 plumba në drejtim të automjetit tip “Mercedez Benz ML”, ku 63-vjeçarit Lulëzim Masha po lëvizte. Identifikimi i autorit u bë pas këqyrjes së kamerave të sigurisë në disa zona të ndryshme rreth e përqark Liqenit Artificial dhe dëshmisë së disa personave në vendngjarje.

Administratori i shkollës private në Tiranë, Lulzim Masha, gjatë kësaj kohe kishte kërkuar mbrojtje nga shteti. Pas ngjarjes, 63-vjeçari i cili për fat të mirë nuk pësoi lëndime në trup nga plumbat, ka mohuar të kishte qenë shënjestra e autorëve. Por më pas, i pyetur nga grupi hetimor, Masha ka pranuar se prej të paktën një jave kishte vënë re një person që e mbante nën vëzhgim.
Një tjetër pistë e fortë e grupit hetimor, ka qenë edhe e shkuara e vëllait të Lulzim Mashës, Fatmirit, pasi rezultonte person me precedentë dhe hetuesit kanë pasur dyshime se mos atentati ishte bërë për hakmarrje. Por ai ka mohuar të kishte dijeni për ngjarjen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




