50-vjeçari Preng Gjini, që ra pre e atentatit me lëndë plasëse në Tiranë, është nisur për kurim drejt Turqisë.
Gjini është nisur sot me urgjencë drejt Turqisë, pas 8 ditësh i shtruar te Spitali i Traumës ku iu nënshtrua disa operacioneve në bark, në sy. Për shkak të shpërthimit ai rrezikonte humbje të shikimit, dhe për këtë ai është dërguar për kurim drejt Turqisë.
Preng Gjinit iu bë atentat pasditen e 15 shtatorit, në zonën e Selitës, ku rreth 500 gram C4 i shpërtheu në mjet, duke e plagosur rëndë.
Atentati dyshohet se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen. Ndërkohë, në deklaratën e bërë nga vetë Preng Gjini mohohet pista e hakmarrjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.