Drejtësia

I arrestuar për korrupsion, GJKKO dënon me 5 vite burg ish-inspektorin e pronave

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme dënoi me 5 vite burg ish-inspektorin e pronave Ilir Kapetani, të arrestuar për korrupsion.

Sipas prokurorisë, Kapetani, në kohën që ka mbajtur postin e specialistit pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronanve, iu premtonte zgjidhje qyetarëve të ndryshëm në këmbim të shumave monetare.

Sipas SPAK, Kapitani  është i përfshirë në të paktën 14 raste korruptive me trashëgimtarë të ish-pronarëve, të cilët, gjatë kërkesave të bëra për kthimin dhe kompensimin e pronave, u premtonte zgjidhje në  këmbim të shumave të parave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë