Gazeta Si – Me kërkesë të SPAK-ut, Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur sekuestrimin e disa pasurive të Gëzim Cafit, i dënuar në vitin 2005 për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas vendimit, janë sekuestruar një pasuri e llojit truall me sipërfaqe 900 metra katrorë dhe një objekt trekatësh me një sipërfaqe ndërtimi në total 900 metra katror që shërbente si bar, restorant dhe hotel. Të dyja këto prona ndodheshin në Shkodër në emër të një të afërmeje të Cafit.
“Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.9, datë 22.06.2023, ndër të tjera, ka vendosur konfiskimin e pasurive të paluajtshme, si më poshtë:
Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 900 m2, e cila ndodhet në Shkodër, në emër të personit të lidhur me subjektin/shtetases Violeta Cafi; Objekti tre katësh, me një sipërfaqe ndërtimi në total 900 m2, me destinacion Bar -Restorant – Hotel, i cili ndodhet në Shkodër, në emër të personit të lidhur me subjektin/shtetases Violeta Cafi”, – thuhet në njoftimin e GJKKO-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




