Ka ndodhur

I akuzuar për trafik droge, arrestohet në Tiranë me qëllim ekstradimi në Itali 38-vjeçari

Gazeta Si – Një 38-vjeçar shqiptar i akuzuar nga autoritetet italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është kapur në Tiranë dhe arrestuar me qëllim ekstradimi në Itali.

Policia tha se shtetasi me iniciale E.F., u kap në rrugën “Perlat rexhepi” në kryeqytet, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Potenza, Itali, i ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë