Portofol

Hynë në fuqi tarifat e BE-së ndaj produkteve amerikane

Bashkimi Europian lajmëroi ditë më parë se do të aplikonte kundër-tarifa ndaj produkteve amerikane që do të hynin në vendet anëtare të BE-së pasi presidenti i SHBA-ve ndryshoi kursin e politikës tregtare.

Detyrimet për 2.8miliard dollarë për mallrat amerikane kanë hyrë në fuqi sot.

Tarifat janë vendosur mbi produkte të tilla si uiski burbon, motoçikleta dhe lëngje portokalli.

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se tarifat  e vendosura nga SHBA për mallrat europiane janë kundër  "çdo logjike dhe historie ".

India, ndërohë, është shprehur se do të rrisë taksat për  29 produkte që improton prej SHBA-ve në hakmarrje për tarifat doganore të vendosura prej tyre– duke përfshirë disa produkte bujqësore, çelikun dhe produkte hekuri.

Detyrimet e reja do të hyjnë në fuqi prej 4 gushtit dhe do të kenë efekt mbi  produkte si bajamet, arrat dhe qiqrat, përveç produkteve të tjera.

India është blerësi kryesor i bajameve amerikane dhe pritet që kjo lëvizje të dëmtojë fermerët amërikanë.

Administrata e Trump deklaroi në muajin Mars që do të vendoste tarifa doganore prej 25% mbi çelikun dhe 10% mbi aluminin që importoheshin nga Amerika.

Pas shtyrjes së afatit, detyrimet doganore për çelikun dhe aluminin hyjnë në fuqi më 1 qershor dhe patën efekt mbi BE-në, Kanadanë, Meksikën dhe aleatë të tjerë të ngushtë të SHBA-ve, përfshirë Indinë

Presidenti i Komisionit Europian Juncker, i cili më herët kritikoi lëvizjen, tha ditën e djeshme se: "ky vendim shkon kundër çdo llogjike dhe historie. Përgjigjja jonë do të jetë e qartë, por e matur."

Duke iu drejtuar parlamentit irlandez në Dublin, ai shtoi se " ne do të bëjmë atë që duhet të bëjmë për të ribalancuar dhe mbrojtur BE-në”.

Shumica e mallrave të SHBA-së që importohen nga BE, të tilla si duhan, motorrat Harley Davidson, fruta ekzotike dhe gjalpë kikiriku tani do të kenë një tarifë doganore prej 25%.

Përkundër kësaj lëvizjeje, BE-ja ka deklaruar një tarifë prej 50% mbi mallra të tilla si këpucë, disa lloje të veshjeve dhe makinave larëse.

Detyrimet e reja janë vendosur në një kohë kur tensionet mbi tregtinë vazhdojnë të rriten midis SHBA-ve dhe Kinës.

Më herët, këtë javë, Presidenti Trump kërcënoi se do të vendoste një tarifë doganore prej 10% për një shtesë të produkteve kineze mbi 200 miliard dollarë (£150bn) e cila do të hyjë në fuqi nëse Kina "refuzon të ndryshojë praktikat e saj ".

Kina akuzoi SHBA për një akt "presioni ekstrem dhe shantazh" dhe tha se do të përgjigjet me "masa të forta".

Pse SHBA-të po vendosin tarifa doganore?

President Trump beson se nëse ekziston një defiçit tregtar – nëse importohet më shumë se eksportohet –ka humbje.

Ai i urren defiçitet e mëdha në tregtinë amerikane me Kinën dhe Meksikën, por ka deklaruar se nuk do të lejojë asnjë vend "të përfitojë më nga në tregti nga Amerika".

Defiçiti tregtar i Amerikës është rritur vitete e fundit, duke arritur rreth 50 miliard dollarë.

Megjithatë, kjo mund të jetë rezultat i një ekonomie më të fortë, që do të thotë se konsumatorët amerikanë blejnë më shumë mallra nga jashtë.

Tarifat e reja presupozohet që do të vendosin në vend ekuilibrin.

Ka pasur skena dhe fjalë konfrontuese pas takimit të fundit të G7 në Quebec, në të cilin ekonomitë e tjera të mëdha botërore sfiduan tarifat dhe politikat tregtare të zotit Trump.

Një foto nga samiti, e cila tregonte udhëheqësit e vendeve të tjera anëtare që qëndronin mbi presidentin Trump,i ulur me krahët e tij të kryqëzuara, u bë virale.

Tarifat amerikane, dhe masat hakmarrëse prej shteteve të tjera, kanë shkaktuar frikën e një lufte tregtare, që ndikon në stoqet globale.

Në të kaluarën, megjithatë, Presidenti Trump tha se luftërat tregtare janë të mira dhe "të lehta për t'u fituar", pavarësisht nga një reagim i hidhur i tregjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë