Menaxhim

Hyn në fuqi ligji i ri / Investimet në bregdet dhe ato strategjike miratohen me urgjencë. Lejet e ndërtimit jepen vetëm online

Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria ka ndërhyrë përsëri në ligjin për planifikimin e territorit duke miratuar përfundimisht disa ndryshime thelbësorë për zhvillimin e territorit në vend, me dekretin e presidentit të vendit.

Fillimisht, një ndryshim i rëndësishëm në ligj është ai i procedurave të përshpejtuara. Qeveria përcakton dy llojet e investimeve që mund të miratohen me urgjencë për ndërtim; ato brenda brezit bregdetar dhe ato strategjike.

Po ashtu në ligjin e sapomiratuar hyn në fuqi mundësia e konfiskimit të ndërtimeve pa leje, për interes publik. Kjo lëvizje bëhet kur 100% e sipërfaqes ndërtimore mbi tokë është ilegale ose kur shtesa e katit pa leje është mbi 10% të sipërfaqes.

Një tjetër ndryshim është ai i aplikimit për leje ndërtimi, ku nuk do të kryhet më në Këshillin Kombëtar të Territorit, KKTU, por me anë të platformës “e-leje”, që do të jetë online, me përjashtim të zhvillimeve, projekti i të cilave përmban informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror”.

Për shërbimet që ndërtuesit do të aksesojnë nga autoriteti përgjegjës, do të duhet të paguajnë një tarifë. Tarifa përcaktohet me VKM dhe detajohet me anë të vendimeve të Këshillit Bashkiak.

Tarifa e shërbimit paguhet nga zhvilluesi për llogari të sekretariatit që kryen shërbimin përkatës, pasi t’i jetë vënë në dispozicion subjektit të interesuar fatura e arkëtimit për këtë shërbim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë