Menaxhim

Hyn në fuqi ligji: Gjobë për subjektet dhe institucionet që nuk vendosin adresën e saktë

Nga Gazeta 'SI' - Ka hyrë në fuqi ligji i ri, që detyron të gjitha bashkitë në vend të krijojnë regjistrin e adresave.

Me ndryshimet e reja, çdo godinë dhe rrugë do të ketë një kod unik dhe emërtim përkatës, po ashtu edhe sheshet, rrugët, parqet, etj.

Sipas ligjit, bashkia/njësia administrative vendos tabelat e numërtimit fizik të hapësirave publike, ndërtesave, hyrjeve dhe apartamenteve brenda 1 viti.

Ligji parashikon gjoba nga 5-10 mijë lekë për strukturat përgjegjëse që nuk përmbushin këtë detyrim, për çdo bulevard, rrugë, rrugicë, shesh ose park të paemërtuar, si dhe për çdo ndërtesë, hyrje ose apartament të panumërtuar. Po ashtu seksionet dhe zyrat e urbanistikës së njësive vendore përkatëse detyrohen të përcaktojnë adresë të plotë për objektin, që në çastin e dhënies së lejes së ndërtimit dhe në rast të mospërmbushjes së këtij detyrimi, gjobiten me gjobë nga 10 mijë -50 mijë lekë.

Referuar të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Adresave (RKA), rezulton se në Shqipëri numërohen rreth 472 mijë  apartamente dhe mbi 774 mijë ndërtesa. Deri më tani, rezulton se procesi i emërtimit ka përfunduar për 150 mijë segmente rrugore në të gjithë vendin si dhe për 115 mijë ndërtesa që janë të lidhura me segmentet rrugore ku pozicionohen, sipas të dhënave teknike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë