Filma

“Hustlers”, Jennifer Lopez vjen si striptiste në filmin e ri

Trailer-i i filmit të shumëpritur nga publiku, është bërë më në fund publik. Përveç vathëve rrethorë me përmasa të mëdha dhe kostumeve dypjesëshe plot xixa, është e vështirë të mos vësh re trupin e ikonës JLo, duke performuar një kërcim në tub si striptiste.

Në videon dy e cila zgjat dy minuta, Lopez dhe skuadra e saj e përbërë nga yje të Hollywood-it, përfshihen në një skemë mashtrimi për të vjedhur klientët e tyre nga Wall Street, duke përdorur format e tyre. Jennifer ka qënë e hapur për gjërat që i janë dashur të bëjë për rolin e Ramonas, duke përfshirë 10 ditë pa karbohidrate, pa sheqer dhe leksione javore me një kërcimtare profesioniste tubi.

Filmi është i bazuar në artikullin e ‘New York Magazine’, “The Hustle at Scores” i cili u botua në vitin 2015 dhe flet për një grup striptistesh që vjedhin klientët e tyre.

Që kur u bë publik, kasti i këtij filmi u prit mirë nga publiku të cilët mezi prisnin të shihnin bashkë në aksion disa nga aktoret më të mira. Në film do marrin pjesë Jennifer Lopez, Constance Wu, Cardi B, Julia Stiles, Keke Palmer, Lili Reinhart dhe Lizzo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë