Bota

Hungaria e para në BE që miraton vaksinën kineze

Hungaria është bërë sot shteti i parë anëtar i BE-së që miraton vaksinën kineze të koronavirusit. Instituti Kombëtar i Farmacisë tha të premten se i kishte dhënë autorizim të përkohshëm për vaksinën Sinopharm, një nga dy vaksinat kryesore të zhvilluara në Kinë.

Njoftimi erdhi pasi Kryeministri Viktor Orban tha se ai i besonte më shumë vaksinës kineze.

“Unë do të pres radhën dhe kur të vijë koha, unë do të zgjedh vaksinën kineze,” tha ai në intervistën e tij të përjavshme në radio. “Kinezët kanë përvojën më të gjatë me këtë virus, kështu që ata janë ndoshta më të informuarit”.

Kjo do të thotë se Hungaria vazhdon të devijojë nga BE, pasi Agjencia Evropiane e Barnave deri më tani ka aprovuar vetëm vaksinat nga Pfizer / BioNTech dhe Moderna.

Javën e kaluar autoritetet hungareze dhanë një autorizim gjashtë-mujor për vaksinën ruse Sputnik V. Qeveria thotë se strategjia e saj është të imunizojë popullsinë duke bërë sa më shumë vaksinime të jetë e mundur.

Zyrtarët gjithashtu po përgatisin një dekret që do të miratojë çdo vaksinë që është marrë tashmë nga mbi një milion njerëz në të gjithë botën. Hungarezët historikisht janë ndër më skeptikët në Europë ndaj vaksinave, megjithëse ngurrmi është ulur që kur filloi pandemia e koronavirusit.

Sinopharm ngriti shqetësime midis disa vëzhguesve pasi publikoi rezultate të përkohshme në dhjetor që tregojnë se kishte një normë të efikasitetit prej 79%, më e ulët se vaksinat nga Pfizer dhe Moderna.

Hungaria është bërë shteti i parë anëtar i BE-së që miraton vaksinën kineze të koronavirusit. Instituti Kombëtar i Farmacisë tha të premten se i kishte dhënë autorizim të përkohshëm për vaksinën Sinopharm, një nga dy vaksinat kryesore të zhvilluara në Kinë.

Njoftimi erdhi pasi Kryeministri Viktor Orban tha se ai i besonte më shumë vaksinës kineze.

“Unë do të pres radhën dhe kur të vijë koha, unë do të zgjedh vaksinën kineze,” tha ai në intervistën e tij të përjavshme në radio. “Kinezët kanë përvojën më të gjatë me këtë virus, kështu që ata janë ndoshta më të informuarit”.

Kjo do të thotë se Hungaria vazhdon të devijojë nga BE, pasi Agjencia Evropiane e Barnave deri më tani ka aprovuar vetëm vaksinat nga Pfizer / BioNTech dhe Moderna.

Javën e kaluar autoritetet hungareze dhanë një autorizim gjashtë-mujor për vaksinën ruse Sputnik V. Qeveria thotë se strategjia e saj është të imunizojë popullsinë duke bërë sa më shumë vaksinime të jetë e mundur.

Zyrtarët gjithashtu po përgatisin një dekret që do të miratojë çdo vaksinë që është marrë tashmë nga mbi një milion njerëz në të gjithë botën. Hungarezët historikisht janë ndër më skeptikët në Europë ndaj vaksinave, megjithëse ngurrmi është ulur që kur filloi pandemia e koronavirusit.

Sinopharm ngriti shqetësime midis disa vëzhguesve pasi publikoi rezultate të përkohshme në dhjetor që tregojnë se kishte një normë të efikasitetit prej 79%, më e ulët se vaksinat nga Pfizer dhe Moderna.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë