Disa shqiptarë që punojnë në Indonezi kanë hapur një pus uji, të cilit i kanë vendosur emrin e Arjan Salës.
Vëllai i dëshmorit, që humbi jetën pak ditë më parë në Tiranë në një magazinë pranë Kasharit, e cila u përfshi nga zjarri, ka publikuar lajmin në rrjetet sociale.
“Sapo u hap një pus uji në Indonezi me emrin Arjan Sala, vëllait im të dashur. Shpirti vëllait, emri vëllait, Heroi vëllait HERO. HERO, vjen darka ti më mungon shumë shuuumë do më mungosh shumë”, shkruan vëllai i tij.
Sala humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar nga flakët punonjësit e një magazine në qendrën tregtare te mbikalimi i Kamzës.
Ata shpëtuan, ndërsa i riu 32-vjeçar nuk mundi të dilte nga magazina, pasi u asfiksua. Ai u arrit të gjendej nga forcat zjarrfikëse vetëm pas tre ditë kërkimesh, për shkak se vatrat e zjarrit ishin të mëdha dhe të pamundura për t’u vënë nën kontroll.
Pas vdekjes, për shkak të heroizimit të tij, qeveria i dha Salës titullin “Dëshmor I Atdheut”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.