Një shtatëdhjetë vjeçar dyshohet se ka rrëmbyer djalin e tij 39-vjeçar duke e privuar nga ushqimi për disa muaj në një fshat të vogël në Francë.
Ai është arrestuar me akuzën e mbajtjes peng të djalit të tij për të paktën katër muaj
Çështja doli në dritë mbrëmjen e tre ditëve më parë kur xhandarët u telefonuan për një histori dhune. Një grua raportoi se burri i saj ishte qëlluar nga i biri.
39-vjeçari, i cili pranoi se kishte goditur babanë e tij, u dërgua në dhomën e urgjencës në Mulhouse për të kontrolluar shëndetin e tij.
Gjatë rrugës, 39 vjeçari tha se nuk ndihej shumë mirë, pasi nuk kishte ngrënë mjaftueshëm kohët e fundit.
Në spital, gjendja e tij shëndetësore i përngjante dikur të burgosurve nëpër kampe. I pyetur nga doktorët se pse ishte në atë gjendje, ai u shpjegoi se ishte kthyer tek prindërit e tij rreth një vit më parë pasi kishte humbur punën.
Më tej, babai duke gjykuar se i biri nuk po bënte përpjekje për të kërkuar punë, kishte vendosur ta mbyllte atë në papafingo, duke e ndaluar atë të zbriste për të ngrënë.
I shtyrë nga uria, ai tha se u përpoq të dilte vjedhurazi një natë nga papafingo për të ngrënë mbetjet.
Por babai i tij, i cili e kishte vërejtur, e kishte bllokuar. I rraskapitur, 39-vjeçari përfundoi duke rrahur babanë e tij. Kur u pyetën nga agjentët, fqinjët thanë se ata as nuk e vunë re kthimin e djalit në shtëpinë e prindërve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



