Lajme

Humb kontrollin e biçikletës, 15-vjeçari dërgohet në spital

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident në Sauk, në kryeqytet.

Sipas policisë, i mituri me inicialet K. M., 15 vjeç, duke qarkulluar me biçikletë dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar, dhe është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë