Lajme

Humb jetën nga Covid-19 Feti Fanaj, drejtori i Bashkisë së Tiranës

Betejën me Covid 19 e humbi drejtori i Drejtorisë së Punëtorëve të Tiranës, Feti Fanaj.

Ai ka ndërruar jetë në orën 01.00 pas mesnate në Turqi.

Që prej më shumë se një muaji, Feti Fanaj, i prekur nga koronavirusi, ishte nisur drejt Turqisë, tre javët e fundit mbeti i intubuar dhe nuk ia doli.

Një javë më parë ai humbi edhe babain po nga Covid-19.

Kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj, në një mesazh në rrjetet sociale shkruan se “Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël.

Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur!

U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithë ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin. Nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm!”.

https://www.facebook.com/ErionVeliaj/posts/10158906805331926

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë