Njerez

Human Rights Watch: Në Iran po rekrutohen fëmijë për të luftuar

Organizata mbikëqyrëse e të drejtave të njeriut ”Human Rights Ëatch” (HRË) ka dënuar me forcë rekrutimin e fëmijëve nga Trupa e fuqishme e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit.

Sipas tyre, kjo që po ndodh në Iran, rekrutimi dhe përdorimi ushtarak i fëmijëve, është një shkelje e rëndë e të drejtave të fëmijëve dhe një krim lufte kur fëmijët janë nën 15 vjeç.

“Kjo do të thotë se autoritetet iraniane me sa duket janë të gatshme të rrezikojnë jetën e fëmijëve për pak fuqi punëtore shtesë”, tha Bill Van Esveld i HRË.

Komentet vijnë pas thirrjeve nga një organizatë në varësi të IRGC-së për të mobilizuar vullnetarë në Teheran.

”Ata që janë të interesuar mund të regjistrohen në xhami dhe në baza”, tha zyrtari i IRGC-së Rahim Nadali.

Fushata e rekrutimit, e titulluar “Luftëtarët që mbrojnë atdheun për Iranin” është e hapur për këdo të moshës 12 vjeç e lart.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë