Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, për të takuar kryeministrin Zoran Zaev, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe drejtues të partive politike shqiptare.
Tema kryesore do të jetë rrjeti 5G, pas Kosovës dhe Shqipërisë, zyrtarë amerikanë kanë kërkuar ngritjen e një korridori të sigurt 5G mes Shkupit dhe Prishtinës, për të mbajtur larg Huawei.
Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut Hoti do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të sigurta 5G me Zaev dhe nënsekretarin amerikan të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut thotë nga ana tjetër në takimin në Shkup, mes kryeministrave Zaev e Hoti, do të diskutohet “për marrëdhëniet mes dy shteteve në të gjitha fushat, si dhe për gjendjen me pandeminë e koronavirusit dhe masat që po ndërmerren për përballjen sa më efikaese me rritjen e infektimeve.
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se vizita e Hotit zhvillohet me ftesë të Zaevit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




