Sipërmarrësit e turizmit hapësinor besojnë se në një të ardhme, ne të gjithë do të mund të zgjedhim të shkojmë për pushime në një planet tjetër.
Ekipi që qëndron pas Moon World Resorts mendon se kjo është e vërtetë.
Ata duan të ndërtojnë një seri hotelesh gjigante që ngjajnë me Hënën, por të ndërtuar këtu në planetin Tokë. Më saktësisht, në Dubai.
Çdo Hënë e rikrijuar mund të jetë 224 metra e lartë.






Sipërmarrësi Kanadez, Michael R. Henderson, bashkëthemelues i Moon World Resorts thotë se thelbi i projektit është se Hëna është një “markë e njohur”.
“Shtatë miliardë e gjysmë njerëz e njohin atë, të gjithë e duan atë”, thotë ai.
Sipas Henderson, çdo Moon World Resort do të jetë “një vendpushim destinacioni shumë luksoz dhe bashkëkohor, plotësisht i integruar, me shumë komponentë brenda si për shembull, një qendër konventash, restorante, spa, secila me një kthesë hënore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




