Keshilla

Hormonet që shkaktojnë mbipeshë

Disa hormone shkaktojnë mbipeshë. Nëse ju keni një muaj që po ndiqni një dietë të caktuar, dhe sërish nuk keni humbur peshë, atëherë fajin e ka estrogjeni.

Për të shmangur estrogjenin e tepërt, rekomandohet të minimizoni produktet që përmbajnë proteina.

Teprica e estrogjenit

Nivelet e larta të estrogjenit bëjnë që ju të rifitoni peshë, përkundër ushqimit që hani,  pesha fitohet zakonisht në pjesën e ijeve, kjo bën që të keni një cikël të çrregullt menstrual, mund të keni dhimbje koke dhe luhatje emocionesh. Një sasi e tepruar e estrogjenit gjithashtu mund të jetë arsyeja përse ju bien flokët, humbje e kujtesës dhe pagjumësi.

Estrogjeni shkaktohet nga konsumimi i mishit të përpunuar. Për të pastruar trupin tuaj nga estrogjeni, evitoni mishin dhe hani sa më shumë fruta dhe perime.

Mungesa serotoninës (vitamina B12)

Mungesa e serotoninës gjithnjë manifestohet me depresion dhe humor të keq. Për më tepër, njerëzit me një mungesë serotoni shpesh ndryshojnë zakonet e tyre të ngrënies. Serotinën mund ta merrni pëmes vezës dhe frutave të thatë.

Niveli i lartë i ghrelin

Ghrelin është një hormon që përcakton nëse jeni i uritur apo jo. Ky hormon nuk na ndihmon të humbasim peshë edhe nëse prej një viti ndjekim një dietë të caktuar. Ky lloj hormoni mund të luftohet me fruta dhe perime. Shmangni ëmbëlsirat dhe ushqimet me shumë proteina.

Niveli i lartë i prolaktinës.

Niveli i lartë i prolaktinës çon në një shtim të shpejtë të peshës. Gratë përballën me disa simptoma, shpeshtohet qimet në pjesët e ndryshme të trupit dhe çrregullimet në ciklin menstrual. Nëse vëreni ndonjë simptome të tillë duhet patjetër të vizitoheni tek mjeku, sepse këto simptoma tregojnë që ju keni nivel të lartë të prolaktinës, e cila ndikon gjithashtu kilogramë të tepërt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë