Drejtësia

Hodhi molotov në protestën e opozitës para Bashkisë Tiranë gjykata liron 39-vjeçarin

Gazeta Si - Gjykata e Tiranës ka liruar protestuesin Bledar Krasniqi, i cili u arrestua pas protestës së fundit që u zhvillua nga opozita para Bashkisë së Tiranës.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë "detyrim paraqitje", teksa këtë të diel la ambientet e paraburgimit, ku ndodhej prej 2 ditësh. Krasniqi, u akuzua se ka hedhur molotovë në drejtim të policisë dhe godinës së bashkisë.

Mbi 39-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë