Media Galeri

Historia prekëse se si një dyvjeçari iu kthye lodra që e harroi në avion…

Një vogëlush i cili humbi kukullën e tij Buzz Lightyear gjatë fluturimit me një avion linje, e rimori atë përsëri kur disa njerëz e zbuluan përmes emrit të tij në këmbën e figures.

Dyvjeçari Hagen Davis, nga Kalifornia, ishte i mërzitur ku humbi kukullën e tij të dashur Buzz në një fluturim. Por pa e ditur Hagen, lodra u gjet dhe u ruajt nga stafi i linjës ajrore, të cilët vunë re emrin e tij të shkruar në këmbën e astronautit lodër.

Ata ishin në gjendje të gjenin “pronarin” duke parë rezervimet e sediljeve të linjës ajrore dhe ta postonin përsëri tek Hagen në një kuti kartoni me mesazhin “Për në pafundësi dhe më tej”.

Por, para se Buzz të shkonte në shtëpinë e tij, stafi i Southwest Airlines e çoi atë në një aventurë.

Heroi i Toy Story pozoi në kabinën e pilotit, pranë motorit të avionit dhe në të gjithë aeroportin.

Ashley dhe Cody, prindërit dhe Hagen shkuan nga Sacramento, California, më 30 janar për në Teksas, për të marrë pjesë në një funeral.

“Ai sapo kishte mbushur dy vjet dhe udhëtimet me aeroplan me fëmijë të vegjël mund të jenë stresuese, kështu që ne blemë lodrën e tij të preferuar. Ishte një fluturim shumë i gjatë, stresues, përveç protokolleve të Covid-19  dhe maskave dhe të gjitha ato. Kur u ulëm, mezi prisja të dilja nga aeroplani pasi po kaloja një periudhë të vështirë me shtatzëninë. Mendova se i kisha të gjitha gjërat tona, kështu që u nisëm për në zonën e makinave me qira. Kur arritëm atje, e kishim kuptuar që nuk kishim Buzz. Djali im ishte I lodhur dhe ne na u desht të shkonim shpejt”, thotë Ashley.

Hagen është një adhurues i madh i ‘Toy Story’. Ai ka një dhomë gjumi plot me këto lodra, pizhama Buzz dhe woody dhe shikon të katër filmat shumë herë në javë.

Familja u kthye në shtëpinë e tyre në Sacramento dhe rreth një javë më vonë morën një email nga Jason Hamm, një agjent në Aeroportin e Dallas Love Field.

Ai e kishte gjetur lodrën e Hagen dhe donte të dinte se ku ta dërgonte përsëri.

Hagen, si në film, e kishte shkruar emrin e tij në fund të çizmes së Buzz dhe Jason mori detajet e kontaktit të Ashley nga rezervimi i tyre.

Ata u organizuan që kutia të dorëzohej dhe Ashley u habit që mbërriti kaq shpejt, pasi Teksasi ishte në mes të një ngrirjeje të madhe për shkak të temperaturave.

Më 28 shkurt, familja hapi pakon, e cila ishte zbukuruar me karikatura nga Toy Story, dhe kapi reagimin e Hagen në kamera.

“Ai ishte aq i lumtur. Luajti gjithë ditën me të dhe kur u zgjua të nesërmen nga gjumi tha “Ku është Buzz?”.

Burimi: Daily Mail. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë