Ana e errët

Historia e një mashtrimi duke paguar 350 euro për një vend pune në Ministrinë e Drejtësisë

D.B është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë dhe qëllimi I saj ishte të punësohej si juriste në një institucion shtetëror, por ende nuk e kishte bërë të mundur këtë gjë deri ditën kur kontaktoi me 27 vjeçarin.

Është kohë premtimesh . Më së shumti vendet e punës premtohen nga miqtë që sigurojnë një karrige për të njohurit e tyre që më herët mund të kenë bërë një nder.  Por është fakt se premtimi për një vend pune karshi parave që paguhen , është një realitet që vijon të dërgojë në qeli ndërmjetësuesit .

I tillë ishte edhe rasti i 27 vjeçarit me inicialet A.H që përfundoi në pranga pas denoncimit të një qytetareje “të peshkuar” prej tij.

Gazeta “Si” disponon dosjen e policisë në të cilën 28 vjeçarja rrëfen se si u mashtrua për një vend pune, dhe që rezulton se nuk është një vend dosido. Por pikërisht një vend pune në agjensinë e trajtimit të pronave , ku përflitet se nuk është fort e lehtë që të hysh si punonjës.

E reja sipas burimeve të gazetës “Si” u mashtrua aq lehtë, saqë i dyshuari I kërkoi t’i depozitonte dokumentat në një adresë emaili të hapur prej tij ku shkruhej  “ministria e drejtësisë sekretaria”. Madje gjatë pritjes ajo shkoi tek Ministria e Drejtësisë për të pyetur se kur do ta njoftonin për punën dhe pas kësaj ajo ka kuptuar se me shumë mundësi ishte mashtruar

D.B është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë dhe qëllimi I saj ishte të punësohej si juriste në një institucion shtetëror, por ende nuk e kishte bërë të mundur këtë gjë deri ditën kur kontaktoi me 27 vjeçarin.

“ A. H e njoh prej kohës kur kryem masterin në fakultet dhe gjithashtu e kam shok në Instagram. Në datën 25 janar  pashë një postim të tij  ku ai fliste për një projekt ku synonte të punësonte një asistente jurist”

E reja menjëherë pas njoftimit komunikoi me të dyshuarin , që iu përgjigj se do ta niste një numër telefoni  pasi ai të fliste me ta për punësimin

“Mbasi fola me këtë numër, dhe më dërgoi një kartë identiteti me emrin e shtetasit E.T. Fola me OJF në ëhat’s up dhe më orientuan të bëja dokumentat dhe se duhet të paguaja një tarifë prej 100 euro. I dërgova eurot përmes transfertës në llogarinë e E.T”

Por pas dorëzimit të 100 eurove , personi me të cilin ajo komunikoi në ëhats up I shmangej  duke u justifikuar se ishte sëmurë pasi ishte prekur nga covid.

“Në këto kushte I bëra screen shoot bisedës dhe ja nisa A.H dhe me tha mos u merr më me Inlab, pasi është hapur një vend pune tjetër në agjensinë  e trajtimit të pronave dhe për t’u punësuar aty duhet të paguaja  nën dorë shumën prej 350 euro te një personel që punonte tek burimet njerëzore  e cila nuk do ta bënte njoftimin për vend pune si jurist”- kallzon D.B

Në ditët në vijim I dyshuari I ka dërguar si person kontakti një qytetare me inicialet K.M që e mashtruara e ka takuar në një lokal pranë Ministrisë së Drejtësisë. Kësaj shtetaseje vajza I ka dhënë atë ditë 250 euro.

“ Ajo më tha se  duhet të paraqitesha të nesërmen pranë Ministrisë së Drejtësisë për të firmosur kontratën e punës dhe t’i kisha me vete dokumentat. Pas kësaj A. H më njoftoi se duhet t’i dorëzoja dokumentat në adresën ministriaedrejtësisë sekretaria@ outlook.com dhe pastaj më njoftoi se duhet t’i dorëzoja me postë”. E reja ka preferuar që ti dërgojë me postë dokumentat drejt Ministrisë së Drejtësisë dhe pikërisht nga aty i ka mbërritur telefonata që ka zbuluar mashtrimin

“ Zonja mu prezantua si shefja e protokollit në Ministri të Drejtësisë dhe më pyeti se përse I kisha dërguar dokumentat. I thashë që më ka thënë A.H, punonjësi juaj. Aty më bëri të ditur se ai nuk ishte punonjës I tyre. Më kërkoi t’i tërhiqja dokumentat ose do mi dërgonte me postë’

E reja sërisht ka komunikuar me mashtruesin që është justifikuar se dokumentat do t’i tërhiqte vajza që ai I dërgoi në takim dhe se nuk ishte e vërtetë që ai nuk punonte tek Ministria e Drejtësisë

“ Pas kësaj fillova të dyshoj tek A. dhe shkova t’i tërheq vetë dokumentat. Aty mësova se shtetasja K.M nuk punonte në ministri por pranë shërbimit të provës. I kërkova takim A.H dhe I kërkova të më kthente lekët por ai kërkoi kohë duke qenë se sipas tij duhet t’ua kërkonte njerëzve që I kishin premtuar se do më punësonin”

Pas kësaj bisede , I dyshuari ka fikur telefonin dhe I ka bërë bllok të mashtruarës derisa ajo mbas shumë përpjekjesh për ta takuar është bindur se nuk kishte asnjë rrugë zgjidhje tjetër përvecse t’i drejtohej policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë