Sport

Historia e futbollistit më të madh që nuk zbriti asnjëherë në fushë

Ka shumë pak fjalë që mund ta përshkruajnë atë, por tashmë ai njihet si futbollisti më i madh që nuk luajti asnjëherë futboll dhe quhet Karlos Kajzer.

Ai e ka marrë këtë nofkë, pasi është një lojtarë që asnjëherë nuk e tregoi në fushë, atë për të cilën ai merrej nga të gjitha skuadrat ku luajti, të luante me topin.

55 vjeç tashmë, Karlos Kajzer ka qenë pjesë e disa prej skuadrave më të mira në Brazil, si Botafogo, Flamengo, Fluminense, Vasko da Gama dhe shumë ekipe të tjera jashtë vendit, por në asnjërën nuk ka luajtur një ndeshje të vetme.

Historia e tij ka qenë subjekt i regjisorit të njohur Ljuis Mails me titull “Kayzer: Futbollisti më i madh që nuk ka luajtur kurrë futboll”, shkruan tabloidi britanik “The Sun”.

Këtë nofkë, “Kayzer” e ka marrë për shkak të ngjashmërisë së madhe me Franc Bekenbauer, por emri i tij i vërtetë është Karlos Henrike Raposo.

Ai ka qenë futbollist për më shumë se 25 vjet, por nuk ka luajtur asnjë ndeshje në jetën e tij, duke ndërruar klubet me për motive nga më të ndryshmit. Kajzer shpikte gjithmonë një gjë në momentin e parë që kuptonte se mund të merrej vesh hileja e tij.

Çelësi i “suksesit” të tij ishte manipulimi i figurave kryesore te secili klub ku shkonte duke fryrë sa më shumë  CV-në e tij kur shfaqej para presidentëve. Një mjeshtër i ndikimit te personat e tjerë, Kajzer dinte si ta shiste veten, madje më mirë se ç ‘mund të bënte Stiv Xhobs për një produkt të “Apple”. Dhe në një epokë kur nuk kishte internet, ishte shumë e lehtë të manipuloje me faktet.

Në dokumentarin që i është kushtuar atij flasin disa nga yjet më të mëdhenj të futbollit brazilian si Bebeto, Karlos Alberto, Ziko, Renato Gaucho, të cilët pranojnë historinë që është mes fantazisë dhe realitetit.

Dikur, Bebeto për Karlos Kajzer kishte thënë: “Është aq i zoti me fjalët sa që nëse e lejon të hapë gojën, është e sigurt se do të të bëjë për vete”. Ajo çka është e sigurt, është se Kajzer ka lindur në Porto Alegre. Ai gjithmonë ka pretenduar se është marrë peng kur ishte vetëm 7 vjeç, për t’u dërguar në Rio de Zhaneiro në vitin 1970.

“Im atë ishte në rregull, por mamaja jo. Kishte gjithçka të keqe që ju mund të mendoni. Ishte e alkoolizuar. Prandaj edhe unë nuk pi, pasi mu desh që të rritem me një njeri të alkoolizuar. Jeta ishte e vështirë sepse mamaja ime nuk donte që babai të na mbështeste ekonomikisht pasi ajo ishte shumë krenare. Unë shpërndaja ushqime, punoja në supermarket ndërkohë që stërvitesha”,- ka rrëfyer Kajzer.

Ai kur kishte qenë fëmijë e kishte dashur shumë futbollin, por në fakt e kuptoi shumë shpejt që ishte më shumë i aftë në një tjetër aspekt që lidhej me futbollin.

“Më pëlqente të luaja futboll, por jo që të isha profesionist. Unë isha më tepër i gatshëm që kujdesesha për futbollistët dhe sigurohesha që të mos t’u ndodhte gjë. Si mund ta shpjegoj… Kam marrë përsipër faje për shumë lojtarë të famshëm, isha si kujdestari i tyre. Kur një president donte të më largonte, lojtarët i shkonin, duke i kërkuar që të mos më shiste, pasi mbaja grupin e bashkuar”.

Zbuluesit e talenteve e shquan talentin e Kajzer teksa ai luante në lagje. “Unë isha duke luajtur, kur dy agjentë iu afruan tim ati dhe e pyetën kush ishte ai djali me flokë të gjatë. Ai u përgjigj “im bir”. Kështu ata i thanë që të më dërgonte të nesërmen në orën 7 të mëngjesit për një provë te Botafogo. Unë nuk kisha as këpucë futbolli. Ata më dhanë një palë që më rrinin të mëdha”, ka treguar Kajzer duke rrëfyer historinë e tij se si e nisi karrierën. Provën nuk e kaloi me sukses, por shumë shpejt u gjend të Flamengo me ndihmën e lojtarit të kombëtares braziliane Xhunior, ose të paktën kështu pretendon ai.

Kur ishte 16 vjeç firmosi kontratën e parë profesionale me skuadrën meksikane Puebla, për t’u lënë më pas i lirë pas disa muajsh pa luajtur asnjë ndeshje të vetme. Kur u rikthye në Brazil zuri shok emra të mëdhenj të futbollit të kohës, si Karlos Alberto Torres, Rikardo Roka dhe Renato Gauço.

I njohur për eventet e shumta ku merrte pjesë dhe promotor festash, Kajzer iu mundësoi miqve të tij që të trajtoheshin si mbretër në klubet e natës në Rio de Zhanero

Kur ishte marrë nga Bangu, një skuadër e Rios, ai mashtroi presidentin e klubit Kastor de Andrade, një nga gangsterët më të frikshëm në Brazilin e asaj kohe.

Por as kjo nuk e ndaloi Kajzerin që ta mashtronte edhe atë. Gjatë një ndeshje, kur trajneri i tha të futej në fushë si zëvendësues ai arriti të shpëtonte duke marrë karton të kuq nga stoli.

“Në fillim të kontratës isha i dëmtuar për 3 muaj. Unë shtiresha, sepse në atë kohë nuk kishte rezonancë magnetike dhe teknologji të tjera për ta parë”, zbulon Kajzer.“Në fillim të kontratës isha i dëmtuar për 3 muaj. Unë shtiresha, sepse në atë kohë nuk kishte rezonancë magnetike dhe teknologji të tjera për ta parë”, zbulon Kajzer.

“Mjeku besonte në fjalën time. Por edhe pse isha “i dëmtuar”, unë qendroja në klube nate deri në orën 4 të mëngjesit. Një herë, presidenti kishte kërkuar që unë të luaja. Trajneri më telefonoi një ditë para ndeshjes me Curtiban dhe më tha që të nesërmen duhet të luaja, unë i thashë është ora 4 e mëngjesit si mund të luaj vetëm pas pak orësh, por ai më tha se do ulesha në pankinë dhe do isha thjesht sa për numër, nuk do të më hidhte në fushë. Ishte pothuaj 40 gradë celsius atë ditë dhe nuk doja fare të luaja. 

Por pas pesë minutash Kurtiba kishte shënuar dy gola dhe presidenti merr në radio trajnerin dhe i thotë të më fusë mua në fushë. Unë gati sa nuk po vdisja. Nis nxehjen e zakonshme dhe tifozët kundërshtarë filluan të më shanin. Kështu që unë kalova rrethimin dhe fillova të zihesha me ta. Mora karton të kuq pa u futur fare në fushë”.

Në fund të ndeshjes presidenti i klubit Kastor në dhomën e zhveshjes dhe shokët nisën ta ngacmonin duke i kujtuar se i kishte ardhur fundi mashtrimit të tij.

“Kur ai mu afrua unë i them menjëherë 'Zoti mi ka marrë të dy prindërit, por më dha një baba tjetër të cilin ata e akuzuan si mashtrues. Kështu që e humba për momentin dhe shkova të përleshem me ta. Por mos u shqetëso sepse kontrata ime skadon për një javë dhe do të largohem’. Por, në atë moment ai mori menaxherin në telefon dhe i tha: ‘Dyfishoja rrogën Kajzerit dhe zgjati kontratën edhe për gjashtë muaj të tjera’…”.

Një tjetër armë e fortë e tij ishte mënyra se si merrej me gazetarët. i mbante me të mira dhe ata gjithmonë shkruanin lajme të këndshme për të, sigurisht të rreme. “Gjithmonë i përshëndesja gazetarët, iu jepja fanella. Iu siguroja atyre intervista me lojtarët më të mirë sa herë që ata donin, kështu arrita të kaloj 26 vite pa u zbuluar”,  tregon më tej Kajzer.

Ai pretendon se ka fjetur me më shumë se 1000 femra dhe shpesh shtirej sikur ishte ylli i futbollit të viteve ’80 Renato Gaucho. Por këto janë vetëm disa nga veprat e pafundme që Karlos Kajzer ka bërë në 26 vite, që atë e bën të merrte epitetin, “Futbollisti më i madh që nuk luajti asnjëherë futboll”.

https://www.youtube.com/watch?v=NcGaz0KdDwk

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë