Shokët e klasës thonë se ajo ëndërronte të bëhej një grua police. Neha Paswan, 17 vjeç, si shumë bashkëmoshatare nga vendi i saj, kishte veshur xhinse dhe një bluzë, në vend të një bluze të gjatë dhe pantallona të gjera.
Por, ndryshe nga gratë e reja të metropoleve, Neha jetonte në Savreji Kharg, një fshat në rrethin e Deoria, një nga rajonet më të prapambetura të Uttar Pradesh në Indi.
Gjyshërit e saj nga babai shpesh e qortonin atë pasi merrte pjesë në lutje me veshjen e saj “të guximshme” duke i bërë presion gjithashtu që ajo të linte shkollën.
Disa ditë më pas vajza u gjet e vdekur.
Ishte nëna e saj, Shakuntala Devi Paswan, e cila kërkoi ndihmë pasi raportoi në policinë lokale se gjyshi i saj nga babai dhe disa xhaxhallarë e kishin rrahur vajzën e saj për vdekje, duke i premtuar me pas se do ta çonin në spital.
Por Neha nuk arriti kurrë në spital: trupi i saj, i pajetë, ishte varur në një urë, disa kilometra larg fshatit.
Autopsia zbuloi se vajzës i ishte thyer kafka nga rrahjet…
Dhjetë anëtarë të familjes së Neha akuzohen për vrasje dhe fshehje të provave, përfshirë gjyshërit, xhaxhallarët, kushërinjtë dhe shoferin e taksisë, që do e çonte në spital.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



