“Kam folur me disa prindër këto ditë dhe më treguan se jeta e fëmijëve të tyre është shumë e ndryshme nga ajo që ishte fëmijëria e tyre. Shpesh, ata e quajnë teknologjinë si ndryshimin e vetëm të madh në jetën e fëmijëve të tyre. Shumë prindër vazhdojnë të thonë se përdorimi i telefonit shpesh është një burim konflikti me fëmijët e tyre. Ata janë të shqetësuar, por përsëri i lënë fëmijët e tyre të përdorin telefonat. Unë shpresoj se idetë në këtë raport do të ofrojnë disa informacione të dobishme për këtë temë,” kështu e nis shkrimin e saj udhërrëfyesja e prindërve Nancy Carlsson Paige në librin e saj “Fëmijët në epokën digjitale”.
Ekspertja e arsimit, i cila ka kaluar dekada të tëra duke treguar mënyra të ndryshme që fëmijët e vegjël të mësojnë përmes lojës, shkruan se zhvillimi i plotë i fëmijës, përfshirë zhvillimin e trurit, mbështetet më së miri kur fëmijët e vegjël kanë plot mundësi për të përdorur të gjithë trupin dhe shqisat e tyre për një veprimtari, lojë dhe ndërveprim shoqëror.
Megjithatë, për më shumë se një dekadë, reformat shkollore që janë përqendruar në përdorimin e rezultateve testuese të standardizuara të nxënësve për të vlerësuar fëmijët, mësuesit dhe shkollat kanë çuar në zvogëlimin eliminimin e të mësuarit në bazë të lojës. Fëmijët e moshës parashkollore (moshat 3 deri në 5 vjet) duhet të jenë fizikisht aktive gjatë gjithë ditës për të rritur përqendrimin e tyre dhe të jenë më aktiv.
Nancy Carlsson Paige i’u tregon prindërve pesë ide thelbësore rreth zhvillimit të fëmijës.
1)Fëmijët e vegjël duhet të përdorin të gjitha shqisat e tyre për të mësuar.
Për fat të keq, ka një mungesë të hulumtimeve specifike rreth asaj se si përdorimi i telefonave prek zhvillimin e trurit. Ndërsa fëmija lëviz, ndërvepron dhe përdor shqisat e tij, stimulohet aktiviteti nervor në tru, kështu që lojërat dhe aktivizimi në shoqëri zhvillojnë më shumë trurin e tyre.
2) Fëmijët e vegjël mësojnë nga përvoja e drejtpërdrejtë në botën reale.
Kur një fëmijë qëndron gjatë gjithë kohës në telefon, kthehet në një njeri pasiv. Fëmijët e vegjël mësojnë duke shpikur ide dhe kështu gjatë gjithë kohës duhet të qëndrojnë në ambiente të cilat stimulojnë imagjinatën e tyre. Për të mësuarit e mirëfilltë, fëmijët duhet të ndërtojnë ide, në mendjet e tyre.
3) Fëmijët e vegjël kuptojnë botën përmes lojës.
Për shkak se loja është një burim i rëndësishëm për zhvillimin e shëndetshëm, është shqetësuese të kur shohim rënien ndjeshëm të lojërave në ditët e sotme. Fëmijët tani luajnë më pak dhe shumë prej tyre kanë dëshirojnë që prindërit t’i dhurojnë një tabletë dhe një telefon.
4) Fëmijët e vegjël mësojnë se ti jenë të aftë përmes lojës.
Fëmijët përcaktojnë se çfarë ndodh në lojë kur i’u japim atyre lojëra të papërcaktuara, sepse imazhet që shfaqen nëpër telefona i shikojnë vazhdimisht dhe në këtë mënyrë inteligjenca e tyre zhvillohet me ngadalë.
5) Fëmijët jetojnë dhe mësojnë në kontekst të marrëdhënieve shoqërore.
Konteksti në të cilin fëmijët zhvillohen në ditët e sotme, po ndryshon shpejt dhe në mënyrë dramatike. Fëmijët janë duke luajtur më pak në shkollë dhe në shtëpi prandaj, kanë më pak eksperiencë që të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Gjithashtu, shumë prindër janë të pa disponueshëm për fëmijët, sepse kanë angazhime të tjera dhe kështu fëmijë gjatë gjithë kohës janë shumë pak të hapur ndaj marrëdhënieve shoqërore dhe lojërave në natyrë.
The Washington Post/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.