Fëmijët shqiptarë nuk mësojnë me të njëjtën abetare në të gjithë vendin, por sipas reformës së altertekstit, të ndërmarrë që në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike, mësuesit zgjedhin tekstin që mendojnë se është më të përshtatshëm për ta dhe nxënësit e tyre.
Kjo do të ndryshojë duke filluar nga viti i ardhshëm, pas vendimit të Qeverisë për të përjashtuar mësuesit nga zgjedhja e këtij teksti.
“Kemi dakordësuar që për abetaren të kemi një tekst të unifikuar. Do të punojmë për projektin një gjuhë një abetare në mënyrë që të fillojnë procedurat për garë të hapur që vitin e ardhshëm të gjithë vogëlushët të kenë një gjuhë, një abetare”, deklaroi ministrja e Arsimit, Evis Kushi në përfundim të mbledhjes së Qeverisë.
Sipas Ministrisë së Arsimit, aplikimi i altertekstit për abetaren ka shkaktuar pështjellim te fëmijët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



