Shkencëtarët në Universitetin e Bristol dhe Universitetin e Edinburgut kanë propozuar një mjet të mundshëm përmes të cilit infeksioni i klamidias mund të rrisë rrezikun për kancerin dhe shtatzëninë ektopike(paaftësia e vezës së fekonduar për të bërë rrugën e saj përmes një tubi Fallopian në uterus).Pas një rishikimi të provave nga studimet e bazuara në laborator dhe studimet klinike, shkencëtarët zbuluan se klamidia, infeksioni më i zakonshëm bakterial seksualisht i transmetueshëm në të gjithë botën, stimulon një ndryshim në qelizat e traktit riprodhues. Ky ndryshim, i njohur si ‘kalimi epitelial në mesenkimal’ (EMT), mund të çojë në inflamacion dhe rritje të qelizave. Studiuesit propozuan se ky ndryshim qelizor kontribuon në zhvillimin e sëmundjeve të mëtejshme të traktit riprodhues, përfshirë kancerin dhe shtatzënitë ektopike. Studimi i tyre zbuloi se klamidia gjithashtu mund të lidhet me mënyrën se si shkaktohet në disa gra sëmundja inflamatore e legenit.
Eksperti kryesor Paddy Horner, nga Instituti Kombëtar për Kërkime Shëndetësore (NIHR) në Universitetin e Bristol tha se klamidia është një infeksion bakterial që stimulon EMT, i cili mund të vazhdojë pasi infeksioni i klamidias të jetë shëruar.
“Ne mendojmë se lidhja e klamidisë me kancerin e vezoreve dhe qafës së mitrës mund të shpjegohet me këmbënguljen e ndryshimeve të EMT në kombinim me dëmtimin e ADN -së të shkaktuar nga klamidia pas infeksionit të klamidias. Gjithashtu, ne e dimë që qelizat EMT dëmtojnë integritetin e veshjes së qelizës së infektuar të traktit riprodhues, duke e bërë atë më të ndjeshëm ndaj pushtimit nga bakteret e tjera. Kjo rrit rrezikun e sëmundjeve inflamatore të legenit nga ato baktere,” shpjegon eksperti.
Ndërsa Horner pranoi se duhen bërë më shumë kërkime për të vërtetuar hipotezën e tyre se ndryshimet qelizore pas infeksionit të klamidiasëçojnë në rreziqe më të mëdha të kancerit të qafës së mitrës, vezoreve dhe shtatzënisë ektopike, ai tha se ky hulumtim mund të ketë përfitime thelbësore për kujdesin e pacientit dhe parandalimi i sëmundjeve.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje