Nga Gazeta Si- Federata Shqiptare e Futbollit hodhi në ambientet e stadiumit “Air Albania” shortin për “Final 4”, miniturneun që do vendosë se cili ekip do fitojë Superioren.
Dy gjysmëfinalet do jenë Egnatia – Vllaznia dhe Partizani – Skënderbeu ndërkohë të gjitha ndeshjet do luhen në “Air Albania” nga 17-26 maj.
Gjysmëfinalja e parë do luhet më 17 maj në orën 20:00 midis Partizanit dhe Skënderbeut. Gjysmëfinalja dytë do luhet më 19 maj në orën 20:00 mes Egnatias dhe Vllaznisë.
Ndërkohë finalja për vendin tre/katër do luhet më 24 maj në 19:00 dhe finalja e madhe do luhet më 26 maj në Air Albania në orën 19:00.
Sa i përket shortit, skuadrat u ndanë në dy vazo me nga dy skuadra (te vazo 1 ishin Egnatia dhe Partizanit, ndërsa te vazo 2, Vllaznia dhe Skënderbeu).
Pasi kanë mësuar kundërshtarët, trajnerët e katër skuadrave kanë bërë dhe fotografi pranë kupës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.