Një person i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës. Ngjarja tronditëse ka ndodhur sonte ora 20:30, në lagjen “Pavarësia” pranë stadiumit të qytetit të Vlorës.
Mësohet se ai është 30-vjeçari me inicialet M.D., banor i Vlorës. Nuk dihen shkaqet që e çuan drejt aktit ekstrem, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Trupi i të ndjerit u gjet në sheshpushimin e katit të dytë të pallatit. Dyshimet e para janë se konfliktet familjare precipituan në tragjedi.
Dy ditë më parë e shoqja e të ndjerit kishte denoncuar ish burrin e tij për dhunë verbale dhe fizike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




