Një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmjen e së mërkurës nga Spitali Covid-2, “Shefqet Ndroqi”, ku mësohet se një pacient me koronavirus është hedhur nga kati i katërt i spitalit.
Pacienti 65-vjeçar nga Klosi me iniciale H.M kishte dalë pozitiv me koronavirus rreth dy ditë më parë dhe ishte shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, por jo i intubuar.
Ky është rasti i dytë brenda pak javësh, pasi kujtojmë se më 13 gusht, një i ri 29-vjeçar u hodh nga kati i tretë i këtij spitali, në gjendje të rënduar psikologjike dhe ndërroi jetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




