Menaxhim

Hetimi për Vodafone dhe One Albania, Autoriteti i Konkurrencës kërkon dëshmi nga qytetarët për rastet e abuzimit

Nga Gazeta ‘SI’ – Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar dëshmi nga konsumatorët shqiptarë, mbi rastet e abuzimeve nga kompanitë telefonike Vodafone dhe One Albania.

Në kuadër të hetimit të thelluar që AK hapi pak muaj më parë, qytetarrëve u është lënë në dispozicion një hapësirë ku mund të dërgojnë ankesat e tyre mbi tregun e shërbimeve celulare, që drejtohet nga këto dy kompani.

Konkurrenca hapi hetimin në bazë të disa ankesave fillestare mbi One dhe Vodafone lidhur me rritjen e çmimeve dhe abuzimit me pozicionin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë