Gazeta Si - Mjeku i Spitalit Onkologjik, Edmond Gashi dha deklaratë si person nën hetim nga SPAK përpara një hetuesi të BKH dhe prokurorit të dosjes.
Sipas burimeve paraprake, mjeku, i cili ndodhet në arrest shtëpie", ka kundërshtuar gjetjet e hetimit duke thënë se nuk kishte kryer korrupsion.
“Ndaj u angazhova në dypunësim edhe në shtet edhe në klinikë, për të mos u përfshirë në mitmarrje”, ka pretenduar mjeku, sipas të cilit rezulton se ka kryer më tepër ndërhyje në shtet për pacientët, sesa në klinikën e tij private.
Më pas mjeku, ka treguar se pacientët "zgjidhnin dhe kërkonin të ndiqeshin" edhe në klinikën e tij, siç ishte edhe rasti i pacientes bërë publik gjatë hetimit.
Gashi u shoqërua nga avokatja e tij, ndërkohë që gjatë javës së kaluar Gjykata e Posaçme e Apelit i ka lënë disa detyra SPAK-ut për dosjen "Onkologjiku".
Midis tyre, të tregojë nëse drejtoresha e Onokologjikut e ka menaxhuar apo jo situatën siç duhet, teksa vartësit kryenin aktivitetin kriminal duke zhvatur pacientët.
Një nga këto gjurmë që kërkon gjykata të gjendet, është nëse ka dërguar apo jo drejtoresha e Onkologikut një kallëzim të mëparshëm në Prokurorinë e Tiranës, e cila finalizoi investigimin penal duke firmosur disa masa sigurie.
Prokuroria e Tiranës zbuloi më 26 qershor abuzimet brenda spitalit Onkologjik, ku pacientët liheshin pa shërbim falas në shtet në mënyrë që të orientoheshin drejt privatit, konkretisht në klinikën “Megis” në Astir, të onkologut Edmond Gashi, aktualisht në masë "arresti në shtëpi".
Koordinatori Lela dyshohet se gjente në spital të sëmurët dhe duke i paraqitur një situatë të zymtë se te Onkologjiku do prisnin gjatë, i çonte te klinika e Gashit, ku për secilin merrte përqindjen e tij.
Ndërkohë, mjekja Pere akuzohet se ka asistuar në ndërhyrjen e një të moshuare në klinikën “Megis”, edhe pse nuk ishte e deklaruar në privat.
Brikena Qirjazi, akuzohet se nuk ka vënë në punë aparaturën me kobalt për trajtimin e tumorit. Ndërsa i akuzuari tjetër, Florian Marku dyshohet se kishte në farmacinë e tij ilaçe me kod të dëmtuar që mund të jenë nxjerrë nga spitali Onkologjik për tu shitur në vlera nga 500-1500 euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.