Dosje

Hetimet për vrasjen e Artur Tushit në Kolumbi, nga lidhja me bandat e drogës te prostitucioni  

Autoritetet kolumbiane kanë përmendur së fundmi praninë e mafies shqiptare në qytet, kryesisht në Parkun Lleras. Megjithatë, besohet se bandat ekuadoriane dhe ballkanike kanë lidhje kriminale

Gazeta Si – Vrasja e shqiptaro-ekuadorianit Artur Tushi jashtë qendrës tregtare Santafé në Medellín-in juglindor dhe akuza nga Sekretari i Sigurisë i Medellín-it për praninë e bandave shqiptare në Parkun Lleras, ngre pikëpyetje mbi me praninë e organizatave kriminale evropiane në qytet.

Tushit, 44 vjeç, nga Rraboshta e Lezhës, iu afruan dy persona me motoçikletë, ndërsa ecte jashtë kësaj një qendre tregtare, duke e qëlluar 11 herë me armë zjarri. Sipas mediave kolumbiane, ai po shkonte drejt vendit ku qëndronte në një kompleks banimi në këtë zonë.

Autoritetet po hetojnë nëse ai ka lidhje me organizatat kriminale shqiptare që fshihen pas rrjeteve të trafikimit të qenieve njerëzore dhe drogës, të cilat veprojnë midis Kolumbisë dhe Ballkanit, siç u raportua javën e kaluar nga Sekretari i Sigurisë i Medellín, Manuel Villa Mejía.

“Po përballemi me një problem që është përshkallëzuar në një nivel tjetër. Nuk ka të bëjë vetëm me strukturat lokale. Në Parkun ‘Lleras’ vepron mafia ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse i kërkova Këshillit të Sigurimit të përqendrojë të gjitha përpjekjet t’i dhënë fund këtyre organizatave kriminale njëherë e përgjithmonë”, deklaroi sekretari.

Por kjo vrasje, vjen pas një operacioni të madh të kryer javën e kaluar në Shqipëri, Medellín, Cali dhe Pereira, i cili rezultoi në kapjen e 13 personave të lidhur me një rrjet trafikimi njerëzor që dërgonte gra nga Antiokia në Shqipëri dhe vende të tjera të Ballkanit si Kroacia, Kosova dhe Serbia, si dhe në Maltë.

Megjithatë, trafikimi i qenieve njerëzore nuk është i vetmi biznes në të cilin janë të përfshirë shqiptarët në Medellín.

Vlen të përmendet se javën e kaluar u vra një anëtar i bandës ekuadoriane Los Choneros, si dhe u arrestua një trafikant i njohur si “Fede”, një nga udhëheqësit e kësaj organizate kriminale.

Fakti është se në këtë vend, në gjysmën e botës, kishte lidhje midis mafies shqiptare dhe bandave ekuadoriane për trafik droge.

Sipas mediave ekuadoriane, “bandat shqiptare kanë tendencë të punojnë me të gjitha grupet, nga të cilat blejnë drogë, siguri dhe logjistikë transporti për në Europë. Ata në përgjithësi e bëjnë këtë me një profil të ulët”. Në fakt, në Guayaquil, Ekuador, ka pasur katër vrasje të shqiptarëve të lidhur me krimin në atë qytet”.

Dihet që në Ekuador ata kanë lidhje me Los Choneros, mes strukturave të tjera, kështu që vdekja e Tushit po hetohet për të përcaktuar nëse mund të lidhet me aktivitetet e bandës kriminale në Medellín, të cilat në thelb konsistojnë në përdorimin e qytetit si një qendër negociatash, si me shqiptarët, ashtu edhe me grupet italiane dhe holandeze.

Përveç 44-vjeçarit shqiptar, plumbat e autorëve kapën edhe një grua 77-vjeçare, e cila që po kalonte në zonë.

Pas ngjarjes, autoritetet kolumbiane arrestuan Álvaro José Cabrera Azócar, një burrë 35-vjeçar nga Venezuela, në komunën e Bello-s.

Autori u kap në një motoçikletë të ngjashme me atë të filmuar në kamerat e sigurisë. Policia i gjeti një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në vrasje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë